Pavarësisht që Kosova ka marrë masa parandaluese, por edhe e ka Ligjin për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID-19, kosovarët vazhdojnë të mos e respektojnë atë.
Sipas Policisë së Kosovës, vetëm brenda 24 orëve të fundit, 726 persona janë ndëshkuar për mosrespektim të këtij ligji.
Vlen të theksohet se për shkak të rritjes së rasteve të reja me koronavirus, Qeveria e Kosovës përveç ligjit në fuqi, ka marrë masa parandaluese kundër përhapjes së koronavirusit, kështu duke i kategorizuar komunat në tri nivele, ato me rrezikshmëri të ulët, të mesme dhe me rrezikshmëri të lartë apo “zonën e kuqe”./FrontOnline/