Javëve të fundit është rritur numri i të infektuarve me COVID-19 në vendin tonë.
Kësisoj institucionet e vendit kanë kërkuar nga qytetarët që të jenë sa më të përgjegjshëm në respektimin e masave, pasi në të kundërtën do të gjobiten.
Gjatë 24 orëve që lamë pas, Policia e Kosovës ka shqiptuar 894 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID.
Duhet përkujtuar që shqiptimi i gjobave nga Policia, nisi pas votimit të ligjit në Kuvendin e Kosovës.Numri total i të prekurve me COVID-19 në vend është 17 mijë e 934, derisa janë shënuar 663 raste të vdekjes.