Ka më shumë se 7 muaj prej kur Kosova po përballet me situatën e krijuar nga COVID-19.
Si pasojë e kësaj, institucionet e vendit kanë vendosur edhe masa të shumta, në mënyrë që të parandalohet përhapja e këtij virusi.
Gjatë 24 orëve të fundit, Policia e Kosovës ka shqiptuar 1 mijë e 225 tiketa në bazë të ligjit anti-COVID, transmeton lajmi.net.
Duhet përkujtuar që gjatë tri ditëve të kaluara janë shqiptuar mbi 3 mijë tiketa në bazë të këtij ligji.
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka kërkuar vazhdimisht nga të gjitha institucionet, por në veçanti nga Policia e Kosovës që të mbikëqyr se sa po zbatohet ligji në fjalë.