Bora Zemani dhe Donald Veshaj, tashmë kanë konfirmuar ribashkimin e tyre.
Natën e kaluar ajo ishte e ftuar në emisionin “Më lër të flas”, i cili prezantohet nga vëllezërit Veshaj.
Bora në atë intervistë zbuloi shumë gjëra, madje zbuloi edhe se emri i saj i vërtetë nuk është Bora.
Ajo ka bërë të ditur se emri i saj i plotë është Borana.
Bora dhe Donaldi, ishin ndër personazhet më të komentuara qysh nga takimi i tyre brenda “BBV”.