×
  • Tenderët
  • Tenderët

    Nuk ndalet luksi/ Këshilli Prokurorial blen dy vetura “Audi” për 90 mijë €

    Fatlum Berisha
    11 Nëntor 2021

    Këshilli Prokurorial i Kosovës është bërë edhe me dy vetura të reja me kilometrazh 00.

    Ato janë prodhim i vitit 2021. Vlera e përbashkët e tyre arrin shifrën e gati 90 mijë eurove, shkruan “Front Online”.

    Këto të holla ky organ do t`i derdh në arkën e kompanisë, “Reforma”, e cila u rekomandua për kontratë sot në tenderin që u hap pikërisht për këtë arsye më 22 tetor 2021.

    Në fakt ajo ishte e vetmja që ofertoi për kryerjen e këtij shërbimi.

    “Audia në qese” 

    “Front Online” ka dërguar pyetje në adresë të Këshillit Prokurorial të Kosovës për të pyetur se për çfarë marke të veturave bëhet fjalë dhe tipin.

    Por, pavarësisht premtimit, nuk kanë kthyer përgjigje gjatë ditës.

    Sidoqoftë, “Front Online” nga burime të vetat merr vesh se bëhet fjalë për dy vetura Audi. Secila kushton nga 44.5 mijë euro.

    Në fakt, edhe kompania, të cilës i është dhënë tenderi, merret vetëm me shitjen e veturave të kësaj marke.

    Reforma është diler i autorizuar për shitjen e AUDI.

    Kjo mund të vërehet lehtësisht në faqen e saj në Facebook.

    Mbesin enigmë shoferët e “Audi-s”, luks i tepruar

    Nga Këshilli Prokurorial nuk kanë treguar si për markën e tipin, as për kë saktësisht janë të porositura veturat.

    Sidoqoftë, kushdo që do t`i ngasë ato do të ndihet goxha komod, shkruan “Front Online”.

    Kjo pasi në specifikat e tenderit është kërkuar që veturat të jenë me shtof ose lëkurë brenda. Timoni me patjetër është kërkuar të jetë lëkurë dhe multifunksional.

    E dekori apo interieri, alumin ose dru.

    Blerja e këtyre veturave, veçse edhe të një më tepër, ishte paraparë edhe në planin e prokurimit të këtij Këshilli për vitin 2021. /“Front Online”.

    Nga Rubrika
    Auto18 Dhjetor 2024
    Gazeta gjermane e biznesit Handelsblatt shkruan se Volkswagen po shqyrton lëvizjen e prodhimit të modelit Golf nga Wolfsburg në Meksikë, duke cituar...
    Lajme18 Dhjetor 2024
    Komuna e Kamenicës që udhëhiqet nga Kadri Rahimaj i Lëvizjes Vetëvendosjes ka shpërblyer me tender gati 2 milionësh konsorciumium “El-Bau” & “Eing...
    Lajme21 Nëntor 2024
    Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve ka shpallur sot tenderin 56 milionësh ndërtimin dhe rindërtimin e stadiumeve në Ferizaj, në Pejë, në...
    Të tjera
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Komuna e Drenasit ka arritur sukses duke u shpallur zyrtarisht kampione e Performancës Komunale për të gjashtën herë radhazi, me një rezultat...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një aksident autobusi në Norvegji. Aksidenti ndodhi në distriktin Hadsel, në bregun veriperëndimor të...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Ylli i West Ham-it, Lukasz Fabianski, u nxor nga fusha me barelë në skena shqetësuese pasi pësoi një dëmtim në kokë. Portieri...
    Bota/Rajoni26 Dhjetor 2024
    Festat e fundvitit kanë sjellë trafik kilometrik në aksin rrugor Tiranë-Elbasan. Në rreth-rrotullimin e Bradasheshit dhjetëra automjete janë bllokuar në radhë, transmeton...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Deri në tetë orë pa energji elektrike janë përballur dy pronarë të kompanive prodhuese nga Ferizaj dhe Malisheva. Kjo situatë ka vështirësuar...
    Lajme26 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës ka bërë të ditur se nesër do të mbajë mbledhjen e radhës. Në njoftimin e lëshuar për media thuhet...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.