Lideri i Lëvzijes Vetëvendosje, Albin Kurti flet për fletëvotimet se a mund të shpallen të pavlefshme në rast se qytetarët zgjedhin numrin 1 në listë.
Ai thotë se fletëvotimi nuk mund të shpallet i pavlefshëm.
Kurti thotë se qytetarët mund ta zgjedhin numrin një, nëse ai vlerësohet nga ata.
“Varësisht prej vlerësimit që kanë për mu. Nuk mund të shpallet i pavlefshëm fletëvotimi”, tha Kurti në Kallxo.com.
Ai thotë se pas zgjedhjeve do të nis një epokë e re në Kosovë.