×
  • Sport
  • Sport

    “Nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masa*kruar” – gazetari rumun shumë kritikues ndaj tifozëve

    FrontOnline
    18 Nëntor 2024

    Narcis Drejan është një gazetar dhe komentator sportiv rumun. Ai komentet e tij i shkruan në gazetën GSP (Gazeta Sporturiol), ndërsa së fundmi ai ka komentuar edhe për ndeshjen Rumani – Kosovë.

    Drejan është i njohur për analizat e tij të detajuara dhe për opinionet e tij të hapura mbi ndryshime dhe ngjarje në botën sportive.

    Shkrimi i tij nis me kritika ndaj UEFA-s dhe presidentit Aleksandar Ceferin, duke e cilësuar atë si fajtorin kryesor për të gjitha rrëshqitjet e motivuara politikisht në ndeshjet e futbollit.
    “Është shumë e lehtë të shkosh përpara me paramendim, t’u hidhesh në qafë kosovarëve. Kur UEFA dhe FIFA miratuan që Kombëtarja e Kosovës nuk mund të luante kundër vendeve si Bosnja dhe Hercegovina, Serbia dhe Rusia, ishte qartësisht një problem”, shkroi fillimisht Drejan për GSP.

    Ai ceku po ashtu se janë të ndaluara edhe ndeshjet Spanja – Gjibraltar, Ukraina – Rusi dhe Armenia – Azerbajxhan.

    Me përjashtim të Spanjës dhe Gjibraltarit, të gjithë të tjerët janë në lindje dhe UEFA beson se ky nuk është problem.

    Tutje, kolumnisti është futur në ndeshjet mes Kosovës dhe Rumanisë, duke nxjerr edhe analiza politike, që datojnë para 25 vitesh, kur president i Rumanisë në atë kohë ishte Emil Constantinescu, i cili nuk e lejoi NATO-n në hapësirën ajrore rumune për kryerjen e operacioneve të forcave aleate, të cilat bombarduan ish-Jugosllavinë.

    “Dhe meqë ra fjala, le të kuptojmë pak historinë, nuk mund të bërtasësh Serbi, Serbi në një stadium përballë një populli të masakruar fjalë për fjalë nga serbët, po ashtu 25 vjet me parë. Nuk po flasim për vitet 1940, e vërteta është se ne jemi ende të traumatizuar sot për shkak të Revolucionit të 89-ës, ku rumunët qëlluan rumunët”, shkruan Drejan.

    Ai ka shkruar për masakrat e shumta të vitit 1999 në vende si Lipjan, Gjakovë, Vushtri, Korishë, Prizen dhe Pejë, ku serbët vranë shqiptarët kosovarë në stilin mesjetar.

    Drejan i kritikon rumunët, pas sipas tij sillen si një popull i pashkolluar, një popull që nuk ka kaluar luftën, që nuk e ka empatizuar në jetë dhimbjen e të tjerëve.

    “Dhe pse? Sepse një bandë banditësh, shumë me precedentë penalë, e kuptojnë se është mirë në stadium prekësh një vend që kaloi tmerret e luftës. Nëse të nesërmen do t’i gjenit prindërit tuaj të varur në pragun tuaj dhe do të zbulonit se ata ishin serbë gjakatarë, a do të bërtisnit ndonjëherë, “Serbi, Serbi!”? Apo i keni harruar ndeshjet Serbi-Rumani kur na quanin “ciganët”? Por ne harrojmë shpejt se gjithmonë e zëmë kohën tonë me gjithçka tjetër”, shkruan ai në analizën e tij.

    Në fund ai shkroi për UEFA-n, duke e cilësuar si organizatë të korruptuar që ende punon me paratë e Gazprom. /Telegrafi/

    Nga Rubrika
    Sport26 Dhjetor 2024
    The Athletic ka raportuar se Arsenali ka treguar interes për tre lojtarë për afatin e ardhshëm të transferimeve. “Objektivat afatgjata si Benjamin...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Manchester City dhe Everton luajtën 1-1 në kuadër të xhiros së 18-të të Ligës Premier. Të dyja skuadrat morën nga një pikë...
    Sport26 Dhjetor 2024
    Chelsea ka pësuar humbje befasuese në “Boxing Day”. Blutë e Londrës pësuan 1:2 në shtëpi nga Fulham, në kuadër të javës së...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD) me përkrahje të Byrosë së Narkotikëve Ndërkombëtar dhe Çështjeve të Zbatimit të Ligjit (INL) – Departamentit...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Valmir Elezi, zëdhënës i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, për FrontOnline thotë se si votues jashtë Kosovës në periudhën 29 gusht – 26...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Është lehtësuar gjendja në pikëkalimet kufitare pas fluksit së ditëve të fundit të ardhjes së diasporës për festat e fundvitit. Sipas publikimit...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga koalicioni AAK-Nisma-E30+, Artan Nimani, për FrontOnline ka thënë se ka një angazhim të fortë të koalicionit në aktivitetet...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Ferat Shala, kandidat për deputet nga PDK, për FrontOnline, ka deklaruar se Partia Demokratike e Kosovës  është më e fuqishme se kurrë...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Qeveria e Kosovës sot do të mbajë mbledhjen e radhës nga ora 10:00. Por, gjysmë ore para mbledhjes së Qeverisë, ministrja e...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.