×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk mund të bëhet gjykatës i Kushtetueses nëse së paku nuk i ka kaluar pesë vjet duke punuar në Supreme”

    FrontOnline
    20 Shtator 2019

    Kandidati për kryeministër nga Koalicioni NISMA-AKR-PD, Fatmir Limaj, ka thënë se në Gjykatën Kushtetuese ka të punësuar që asnjë ditë nuk kanë punuar në gjykatë.

    Ai kështu ka thënë në forumin FOL Hapur, duke shtuar se tani ka ardhur koha të dihet se kush mund të bëhet gjykatës në Kushtetuese, njofton Klan Kosova.

    “Reformat në drejtësi janë të domosdoshme. Duke respektuar pavarësinë e drejtësisë, ne së bashku me ekspertë duhet të krijojmë kritere që masin performancën e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Matja e tyre bëhet përmes ligjit”.

    “Fatkeqësisht sot në Gjykatën Kushtetuese kemi njerëz që asnjë ditë nuk kanë punuar në gjykatë. Nuk kanë shkuar asnjëherë në gjykim në jetën e tyre”.

    “Të punosh si gjykatës në Gjykatën Supreme është kulmi i karrierës profesionale së një juristi i cili ka kaluar nga një hetues tek një prokuror e deri tek majat e drejtësisë”.

    “Tani ka ardhur koha që të dihet se kush mund të jetë gjykatës i Kushtetueses. Për ta zgjedhur një gjykatës aktualisht, kandidatët e bëjnë para shefave të grupeve parlamentare – para njerëzve që ndoshta nuk janë as jurisë”.

    “Nuk mund të bëhet gjykatës i Kushtetueses nëse së paku nuk i ka kaluar pesë vjet duke punuar në Supremen”./Front Online/

     

    Nga Rubrika
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Garda Revolucionare e Iranit tha të mërkurën se kontrollon Ngushticën e Hormuzit, një rrugë jetësore transporti për naftë dhe gaz, dhe çdo...
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Ushtria amerikane të martën identifikoi katër nga ushtarët e parë amerikanë të vrarë në luftën kundër Iranit, ndërsa administrata Trump paralajmëroi se...
    Të tjera
    Bota/Rajoni04 Mars 2026
    Franca ka vendosur avionë luftarakë “Rafale” mbi qiellin e Emirateve të Bashkuara Arabe për të mbrojtur bazat e saj ushtarake atje, tha...
    Lajme04 Mars 2026
    Blerim Canaj, analist politik duke folur për ”Front Online” lidhur me zhvillimet rreth zgjedhjes së presidentit ka hedhur dyshime mbi kandidaturat që...
    Lajme04 Mars 2026
    Analisti politik, Arton Demhasaj në një prononcim për “Front Online” ka folur lidhur me zhvillimet e fundit rreth çështjes së zgjedhjes së...
    Lajme04 Mars 2026
    Deputeti i Kosovës, Xhavit Haliti, ka komentuar rreth çështjes së zgjedhjes së presidentit të Kosovës, duke theksuar se koalicioni politik me Lëvizjen...
    Lajme04 Mars 2026
    Ish-anëtari i Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Blerim Burjani, për FrontOnline ka komentuar mundësinë e organizimit të zgjedhjeve të reja në vend, duke...
    Kronika04 Mars 2026
    Një rast i vjedhjes së rëndë është raportuar mbrëmjen e së martës në Gjakovë. Në raportin 24-orësh të policisë, bëhet e ditur...

    FrontOnline, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.