Manchester Unitedi dhe Fulhami kanë barazuar në kuadër të javës së 37-të në Premierligën angleze.
“Djajtë e Kuq” barazuan në shtëpi me rezultat 1-1 me skuadrën që ka rënë tashmë nga elita, Fulhamin.
Ishte sulmuesi uruguaian, Edinson Cavani ai që zhbllokoi rezultatin pas 15 mintuve lojë me një super gol nga rreth 30 metra.
Cavani e paraboloi portierin kundërshtar i cili nuk pati gjasa ta largonte topin.
Mysafirët golin e barazimit e gjetën tek në minutën e 76-të kur realizoi Bryan.
Kësisoj, Man Unitedi edhe matematikisht është nënkampion i Anglisë pasi ndodhet në vendin e dytë me 71 pikë.
Ndërkohë, Fulhami është i parafundit me 28 sosh.