×
  • Vip
  • Vip

    Nuk mjaftohen me heshtje – këngëtarët promovojnë reperin e akuzuar për dhunim

    FrontOnline
    17 Prill 2022

    Reperi Gjiko duket se nuk po merret fare me aktakuzën ndaj tij për dhunimin e një të miture. Edhe pse aktakuza ndaj tij është shumë e rëndë dhe një proces gjyqësor ndaj tij është duke vazhduar, ai ka vazhduar karrierën e tij sikurse asgjë nuk ka ndodhur, ashtu sikurse e kishte vazhduar karrierën e tij për 5 vite radhazi sa aktakuza ndaj tij qëndronte në sirtarët e Gjykatës.

    Aktakuza ndaj Gjikos i është dërguar Gjykatës Themelore në Prishtinë me 3 prill 2017. Ndërsa nga mediat u bë publike tek në prill të vitit 2022. Kësisoj reperi duket se është mësuar që në sy të Gjykatës të vazhdojë karrierën.

    Por edhe më problematike sesa Gjykata – arsyeja pse ajo se ka trajtuar lëndën kundër Gjikos ende nuk dihet – është fakti se yje të shumta të muzikës në Kosovë, përpos që nuk kanë folur për rastin e Gjikos edhe kur u bë publike, ata po vazhdojnë ta promovojnë atë.

     

    Kështu ka ndodhur kur të shtunën reperi i akuzuar për dhunim publikoi një këngë me videoklip të cilin e kanë shpërndarë në rrjetet sociale shumica e kënëgtarëve me nam sikurse Ledri Vula, Majki, Dhurata Dora, Melinda Ademi, Ermal Fejzullahu, Lumi B e shumë të tjerë.

    Këta janë këngëtarët, kolegët e Gjikos të cilët HESHTIN, dhe nuk e shohin të arsyeshme që të reagojnë ose të flasin për “dhunimin e një të miture” nga kolegu i tyre.

    Ata heshtën edhe ndaj rasteve të tjera të ngjajshme, kur kolegë të tyre u përballen me akuza, sikurse rasti i këngëtarit të grupit NRG Band, Besnik Qaka, që u akuazua për dhunimin e një të miture, apo kur këngëtari Butrint Ymeri tregonte në televizion sesi kishte qenë dëshmitarë i një rasti të dhunimit të një vajze nga një shok i tij.

    Lista me yje të tjerë të muzikës mund të vazhdojë gjatë, por arsyetim asnjëri nga ta nuk kanë. Heshtja është gati e njejtë me aktin. Të gjithë këta yje kanë me miliona ndjekës, shumica të mitur e gjithashtu të rritur. Shumica e tyre kanë ndikim te miliona të rinj shqiptar, të cilëve duhet t’u flasim hapur dhe të dalim kundër fenomeneve sikurse “dhuna seksuale” ose “përdorimi seksual i të miturve”. Nëse ju heshtni, i bie që ose pajtoheni me dhunën ndaj të mitures, ose ju duket më me rëndësi që ta mbroni kolegun dhe dostin tuaj. Por dosti e kolegu juaj nuk është më me rëndësi sesa vepra për të cilën akuzohet./Nacionale

     

     

    Nga Rubrika
    Vip14 Nëntor 2024
    Gjatë një bisede të hapur me Mevlanin dhe Gjestin, Xheneta rrëfeu detaje nga lidhja e saj e kaluar me ish-të dashurin turk....
    Vip14 Nëntor 2024
    Këngëtarja e njohur shqiptare, Dafina Zeqiri nuk ka as një muaj që është martuar. Parteri i saj, Kreshnik Gjergji, ka kohë që...
    Vip14 Nëntor 2024
    Kevini e ka siguruar Anën që nuk del të premten. Ai i tha asaj që do të bëj të pamundurën që e...
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur në takim ambasadoren jorezidente të Kanadasë në Kosovë, Jessica Blitt, me...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Rreth tre mijë raste të dhunës në familje janë raportuar nga korriku i vitit të kaluar deri në qershor të këtij viti....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në mbledhjen e sotme ka miratuar propozimin për hapjen e kutive postare për procesin e votimit jashtë Kosovës....
    Lajme14 Nëntor 2024
    Një prind ka publikuar një fotografi të një nxënësi me ngrohëse elektrike në duar, duke shkuar për në shkollë. Siç thotë një...
    Bota/Rajoni14 Nëntor 2024
    Pentagoni është habitur nga zgjedhja e Donald Trump për ta bërë Sekretar të Mbrojtjes Pete Hagseth, një veteran i gardës kombëtare dhe...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Ambasadori i Francës në Kosovë, Olivier Guerot, ka përsëritur kërkesën ndaj Qeverisë së Kosovës për dërgimin e Draftit të BE-së për Asociacionin...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.