Pas përfundimit të eksperiencës së saj në spektaklin e vallëzimit “Dance Albania” në Tv Klan, Anita Haradinaj ishte këtë të mërkurë në një intervistë në emisionin “Rudina”, ku ka treguar gjithçka për këtë eksperiencë.
Ajo u largua nga spektakli këtë të hënë për shkak të problemeve shëndetësore të saj, duke e cilësuar si një eksperiencë shumë të bukur, të cilën e ka shijuar shumë, por që nga ana tjetër kërkon edhe shumë sakrificë.
Anita ka treguar se si e ka pritur pjesëmarrjen e saj në këtë spektakël bashkëshorti i saj Ramush Haradinaj, i cili në fillim e kishte mbështetur, por kur kishte parë spotin në të cilin balerini ngrinte lart Anitën, për tre ditë ai nuk e kishte marrë në telefon.
Rudina Magjistari: Jam kurioze bashkëshorti, Ramushi, cilat kanë qenë përshtypjet e tij, opinionet, kur të ka parë? Cili ka qenë kërcimi që i ka pëlqyer?
Anita Haradinaj: Nuk është se e ka parë. E kam thënë në fillim edhe në intervista të tjera që ai në fillim kur i thash unë do marrë pjesë te “Dance Albania, më tha bëj çfarë të duash, ti e njeh televizionin, si të duash bëj, e mirë dhe unë erdha. Kur doli promoja e emisionit dhe që i balerini më ngriti lart në ajër, nuk më mori në telefon për tre ditë. Unë shkoja në prova dhe u thoja të gjithëve s’më ka marrë Ramushi në telefon. Nejse një ditë të bukur u thosha pastaj, “hë se sa të shkoj në shtëpi rregullohet…”. Se filluan të shqetësoheshin të gjithë “moj të mori Ramushi” u thoja, “jo s’ka gjë se e rregulloj sa të shkoj në shtëpi”. Sa shkova në shtëpi e rregullova atë muhabet…/tvklan.al