Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në një konferencë për media tha se rritja e numrit të rasteve me Covid-19 në Kosovë është për shkak të mosdiciplinës së qytetarëve, tha ai, raporton Front Online.
Pas takimit me kryetarin e Komunës së Prishtinës, Zemaj tha se do të marrin të gjitha masat e nevojshme, qoftë edhe kufizimet, por që një gjë e tillë nuk është bërë tani.
“Ne kemi ndjekur një politikë të përbashkët për luftimin e pandemisë, po vazhdojmë në këtë dinamik në bashkëpunim me të gjithë kryetarët e komunave. Biseduam me kryetarin për menaxhim më të mirë të situatës. Ne jemi në limitet për të hyrë në pjesën e portokallt. Kërkohet disiplinë dhe përkushtim që ta mbajmë ekonominë gjallë. Kërkojmë përgjegjësi. Do të ketë sanksione”, tha ai.
Ndërsa, kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti tha se janë në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Shëndetësisë, dhe se nuk janë të interesuar për karantinë dhe kufizim të orarit të lëvizjes./Front Online