Ardi Shita, pronar i dy bizneseve në vend, ka deklaruar se dje janë njoftuar nga Ministria e Financave se komisioni ka vendosur që bizneset e tyre t’i përkrah me dy subvencione në vlerë mbi 1 mijë euro, ndonëse thotë se nuk kanë aplikuar për ndihma të tilla.
Por, Shita ka thënë se këto para do t’i kthejnë mënjeherë në buxhet në momentin që dalin, derisa ka treguar edhe arsyet për këtë.
https://www.facebook.com/ardishit/posts/2324759777669218
Ai ka thënë se janë të ofenduar me këtë veprim të shtetit, meqenëse nuk e kanë kërkuar një përkrahje të tillë. Madje, subvencionet që janë ndarë për biznese nga Qeveria Hoti i ka quajtur subvencione koti.
“Republika e Kosoves në minimum, na ka ofendu rëndë me këtë veprim, të cilin kështu ashtu nuk e kemi kërkuar asnjëherë. Biznesi NUK përkrahet me këso masa koti, mënyra me e mirë në fakt me përkrah biznesin është me na lënë të qetë me vepru. Këto subvencione koti, prej tatimeve tona, shpenzoni si gjithçka tjetër që e keni shpenzu deri sot. Na leni të qete ta zhvillojm sektorin privat, se sektorin publik e keni knaq ?”, ka shkruar Shita.