×
  • Front TV
  • Front TV

    “Nuk kemi staf”, avokati i Mustafës dhe prokurorja e Speciales replikojnë për kategorizimin e dokumenteve

    FrontOnline
    28 Tetor 2020

    Julius Von Bone, avokat i ish-eprorit të UÇK-së, Salih Mustafës, dhe një Prokurore e Specializuar kanë replikuar në konferencën për ecurinë e çështjes së ish-eprorit të UÇK-së. në lidhje me klasifikimin e disa dokumenteve.

    Avokati ka shprehur pakënaqësi për klasifikimin e materialeve që ia japin pala mbrojtëse dhe ajo e akuzës njëra tjetrës, ndërsa prokurorja në një rast tregoi se s’kanë staf të mjaftueshëm për ta analizuar ligjërisht çdo çështje.

    “Mbrojtja propozon që ZPS dhe mbrojtja t’i parashtrojnë bashlë këto te gjykatësi i procedurës paraprake”, tha avokati.

    Ndërsa gjykatësi Nicolas Guillou tha se “listat nuk kanë vetëm për qëllim që ta ndihmojnë mbrojtjen, por edhe trupin gjykues për të kuptuar më mirë se çfarë materialesh janë nxjerrë”.

    Ndërsa njëra nga prokuroret e Zyrës së Prokurorit të Specializuar tha se ata nuk kanë staf të madh dhe se për këtë nuk mund të fokusohen krejtësisht në një procedurë të caktuar.

    “ZPS vepron me një numër të vogël stafi edhe kur është në kapacitet ligjor… Nuk kemi sot përfaqësues të ekipit ligjor. Nuk e kemi luksin e mundësisë që të fokusohemi vetëm në një procedurë”, tha prokurorja. “Stafi jonë duhet të caktohet edhe në lëndë tjera për ta ndarë barrën në mënyrë të barabartë”, tha Larson.

    Ajo tha se para kësaj konference, e kanë njoftuar avokatin e Mustafës për parashtrimet që Zyra e Prokurorit të Specializuar ka planifikuar t’i bëjë sot.

    Ndërsa avokati i mustafës tha se “Zyra e Prokurorit të Specializuar ka më shumë staf sesa mbrojtja.

     

    Nga Rubrika
    Front TV25 Dhjetor 2024
    Situata e furnizimit me energji elektrike, si dhe ujë mbetet ende shqetësim për qytetarët e Kosovës. Përveç mungesave në furnizim edhe pagesa...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri i Kosovës Albin Kurti në një konferencë për media sot është pyetur nga gazetarët për moscertifikimin e Listës Serbe nga KQZ...
    Front TV24 Dhjetor 2024
    Kryeministri Albin Kurti në konferencën e sotme për media është pyetur nëse ka pasë edhe raste të tjera kur Prokuroria ka shkuar...
    Të tjera
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Kandidati për deputet nga radhët e AAK-së, Daut Haradinaj ka akuzuar Qeverinë Kurti për situatën energjetike në vend, duke thënë se 'mafia...
    Sport27 Dhjetor 2024
    Cristiano Ronaldo ka qenë sot (e premte) i pranishëm në ceremoninë e ndarjes së çmimeve nga Globe Soccer Awards që është mbajtur...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve e ka hapur thirrjen për akreditimin e vëzhguesve për zgjedhjet e 9 shkurtit. KQZ-ja i ka ftuar subjektet...
    Bota/Rajoni27 Dhjetor 2024
    Të paktën tre persona kanë humbur jetën në një aksident autobusi në Norvegji, ku edhe katër të tjerë janë në gjendje të...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Komuna e Junikut ka njoftuar se është përfituese e grantit të përformancës komunale me vlerë prej 85,553.78 euro. Sipas njoftimi nga faqja...
    Lajme27 Dhjetor 2024
    Fondi për të Drejtën Humanitare në Kosovë ka reaguar pas shpalljes së aktgjykimit të parë në mungesë për krime të luftës, ku...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.