Skandalet në futbollin serb nga java në javë nuk kanë të ndalur, derisa i fundit ndodhi në ndeshjen mes Radnickit dhe Trajalit.
Ndeshja u ndërpre në një moment pasi futbollistët e Radnickit u revoltuan me gjyqtarin dhe dikush nga stoli nisi t’i shante kundërshtarët, madje edhe gjyqtarët, shkruan FrontOnline.
Krejt kjo për disa penallti të prentenduara që nuk ishin dhënë nga gjyqtari.
Futbollistët e Radnickit ishin aq të revoltuar sa që u ulën në fushë dhe ndërprenë ndeshjen.
Për më shumë, shikojeni videon e mëposhtme./FrontOnline/
https://www.instagram.com/p/COVdL-bnnDM/?utm_source=ig_embed