×
  • Vip
  • Vip

    “Nuk kam pasur kah t’ia mbaj”, Drenusha Latifi tregon se pse nuk largohej nga bashkëshorti abuziv në Suedi

    FrontOnline
    29 Shkurt 2024

    Këngëtarja e njohur shqiptare, Drenusha Latifi, ka shokuar opinionin me deklaratat e saj të fundit, duke bërë akuzat e rënda për dhunë fizike ndaj ish-bashkëshortit të saj, Atilla Kardesh.

    Në një intervistë të zhvilluar në emisionin “Studio A”, Drenusha ka ndarë pse vazhdoi të jetonte me ish-bashkëshortin në Suedi, kur ai sipas saj vazhonte t’i ushtronte dhunë fizike dhe psikologjike.

    “Ne gratë shpesh nuk kemi as t’ia mbajmë”, tha Drenusha duke iu përgjigjur moderatores Blerona Zeqiri.

    “Pastaj ai mentaliteti që është mirë të jesh me burrë, më ka bërë që të rri. Ndonëse, familja ime nuk ka qenë pro që unë të rri, nëna ime më thoshte që mund të kthehesha. Por, kur ka fëmijë në mes nuk është aq e thjeshtë sa njerëzit që thonë ‘thjesht ndahesh’”, ka treguar ish-missi dhe këngëtarja Latifi.

    Drenusha Latifi është bërë një zë i fuqishëm për gratë që ballafaqohen me dhunën në marrëdhëniet e tyre dhe ka vendosur të ndajë publikisht përvojën e saj në shpresë që të sensibilizojë opinionin dhe të ndihmojë gratë të cilat mund të jenë në situata të ngjashme.

    Mirëpo këto akuza nuk i ka pranuar në asnjë formë ish-burri i saj, i cili ka thënë në emisionin “Kosova Today” se e vërteta e bashkëjetesës së tyre në Suedi, është ndryshe nga ajo që Drenusha ka rrëfyer këto ditë. /Telegrafi/

    Avokati i Popullit Naim Qelaj dhe përfaqësueset e UN Women Kosovo vizitë në KEDS
    Nga Rubrika
    Vip26 Korrik 2024
    Në festivalin e madh “Sunny Hill” që u mbajt në Prishtinë, këngëtarja shqiptare me famë ndërkombëtare, Bebe Rexha, përjetoi një incident të...
    Vip26 Korrik 2024
    Ditën e sotme ishte puntata e fundit e këtij sezoni të “Shqipëria live”. Emisioni është mbyllur me një njoftim nga moderatorja Erjona...
    Vip26 Korrik 2024
    Mozzik dhe Lotina nuk po i ndahen më njëri tjetrit. Është bukuroshja zeshkane ajo e cila i ka bërë një dedikim special...
    Të tjera
    Sport26 Korrik 2024
    Ekipi Olimpik i Shqipërisë ka qenë prej shteteve të para që ka parakaluar mbi varka përgjatë lumit Senna në Paris. Shqipëria merr...
    Lajme26 Korrik 2024
    Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje në formë elektronike, ku ka marrë një vendim. Në këtë mbledhje, Qeveria ka ndryshuar...
    Lajme26 Korrik 2024
    Sot u bënë 6 vjet që nga vdekja e Adem Demaçit, e për përvjetorin e vdekjes së tij, reaguan shumë figura politike....
    Sport26 Korrik 2024
    Claudio Bravo pretendon se ishte më i mirë se Marc-Andre Ter Stegen kur mbërriti te Barcelona në verën e vitit 2014. Barça...
    Lajme26 Korrik 2024
    Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, sot ka publikuar një video nga Mitrovica e Veriut dhe nga kufiri i Kosovës me Serbinë...
    Lajme26 Korrik 2024
    Presidentja e vendit, Vjosa Osmani përmes një paraqitje “live” nga Parisi ka thënë se për rreth 30 minuta pritet të fillojë ceremonia...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.