Moderatorja e suksesshme Bora Zemani është një ndër emrat më të përfolur të vitit 2022 dhe duket se do të vazhdojë të qëndrojë në qendër të vëmendjes për një kohë të gjatë. Pak ditë më parë, ajo vendosi t’u përgjigjej disa pyetjeve që ndjekësit i bënë në Instagram ku përveç planeve të së ardhmes ceku edhe temën e operacioneve plastike, të cilat i ka mohuar gjithmonë.
Ishte pikërisht kjo përgjigje e saj e cila ngriti në këmbë rrjetin, ndaj Bora doli publikisht me një tjetër deklaratë. Moderatorja reagoi me anë të një story të gjatë në Instagram se nuk kishte bërë botoks dhe operacione plastike, por vetëm filler-a. Për momentin, ajo shpjegon se filler-at i ka hequr, por nuk e heq mundësinë se në të ardhmen mund t’i bëjë sërish.
Postimi i plotë në story
“Nuk do kisha asnjë kompleks për ta pranuar nëse do i kisha sepse nuk jam kundër tyre. Aq më tepër që një njeri nuk e vlerësoj kurrë nga pamja e jashtme sepse nuk mendoj se ka ndonjë meritë një njeri i bukur, aq më tepër të shash një njeri për pamjen e tij kur është diçka që nuk e ka patur kurrë në dorë. Sot janë gjëja më normale dhe shumë vajzave i kanë dhënë edhe më shumë vetëbesim. Ndihen më mirë me veten dhe kjo është e rëndësishme. Dhe meqënëse kurioziteti qenka kaq i madh për mua, madje përgjigjet quhen gënjeshtër, po tregohem më konkrete.
Operacione plastike – asnjë
Botox – jo
Filler – për momentin jo. I kam bërë më parë, i kam shkrirë, i kam bërë prapë, i kam shkrirë prapë dhe nëse do dua një ditë, do i bëj prapë.
Nuk ka asgjë të keqe të kujdesesh për veten, të përmirësosh pamjen tënde që nga ngjyra e flokëve, thonjtë, veshjet etj dhe sot janë mundësitë pafund. Ndryshim kam patjetër në këto vite që jam në TV. Përveç mënyrës së grimit që ka ndryshuar totalisht, në gjithë këto vite kam qenë edhe 30kg plus edhe momente të tjera shumë nënpeshë. Flokë të gjatë, të shkurtër, të zeza, bjonde, çokollatë, vetulla të holla, të plota dhe ndryshime shumë të dukshme.
Dhe për më tepër krahasimi i fotove të vjetra të shkrepura me një mimikë të caktuar me fotot sot duke pozuar, e grimuar dhe foto të punuar, nuk vlen! Por gjithsesi në fund them që një njeri të bukur nuk e bën as hunda, as buza, as gjoksi, por sjellja, siguria në vete, plotësimi i vetes, zhvillimi, dashuria që merr nga njerëzit e dashur etj. Këto të japin qetësinë dhe pamjen më të bukur.
P.S: Kur shoh veten vite më parë ajo që vë re më shumë është frika. Dukem e trembur dhe e pasigurt (isha e vogël, s’kisha faj). Prandaj goca nëse bëni diçka për të përmirësuar pamjen tuaj, bëjeni! (me shumë kujdes dhe tek njerëzit e duhur). Por mos harroni të përmirësoni veten në të gjitha drejtimet!”/albeu.com