Ish-mbrojtësi i Interit dhe Italisë, Marco Materazzi, ka patur një karrierë të bujshme teksa ka fituar Ligën e Kampionëve dhe ka një medalje të Kupës së Botës, por ai gjithmonë do të mbahet mend për incidentin në finale.
Goditja me kokë që i dha atij Zinezine Zidane në ndeshjen e tij të fundit rezultoi me karton të kuq për francezin në atë që ishte një pamje që mbeti në kujtesën e tifozëve të futbollit.
Materazzi ka deklaruar se ai ka shumë respekt për Zidanen dhe ka thënë se nuk ka asnjë problem me legjendën franceze.
“Nuk kam folur me Zidanen që nga ajo ditë. Nuk e kam bërë më parë dhe nuk e kam bërë që atëherë. Ne asnjëherë nuk kemi pasur kontakte. Ai është një legjendë e futbollit dhe gjithmonë e kam respektuar si lojtarë”.
“Për më shumë, si trajner, ai gjithashtu ka fituar tri Ligë të Kampionëve radhazi me Real Madridin”.
“Nuk po kërkoj për arsyetime sot, por do të isha i lumtur të kisha një bisedë me të. Edhe pse shumë vite kanë kaluar, nuk do të kishte problem”, ka thënë ai në një intervistë për Lucky Block.
Ai konfirmoi historinë e cila u shpërnda anembanë botës brenda disa orësh.
“Ky episod nuk duhet të kishte ndodhur kurrë. Në tensionin e asaj finale në Berlin, mes përleshjeve dhe ofendimeve, Zidane më ofroi fanellën e tij dhe unë i thashë jo, dhe se do të preferoja motrën e tij”.
“Ai më pas u kthye dhe reagoi siç e mbajnë mend të gjithë. Unë kurrë nuk e kam parë Zidanen përsëri”, ka thënë Materazzi./Telegrafi/