Moderatorja shumë e dashur nga publiku, Arbana Osmani është shumë aktive në rrjetet sociale, ku ndan herë pas here moment jo vetëm nga puna, por edhe nga dita e saj.
Së fundmi, ajo i ka dedikuar disa fjalë tepër emocionuese partnerit të saj, Eduart Grishajt.
Arbana ka publikuar një foto të regjisorit në Instastory dhe i ka shprehur gjithë dashurinë.
“Nuk ka si ti dhe të dua kaq shumë”, ka shkruar moderatorja krahas fotos.
Çifti kanë së bashku një djalë, të cilin e kanë pagëzuar me emrin Diell. Ndërkohë, Arbana ka edhe një djalë më të madh nga martesa e parë me biznesmenin, Ardit Kero.