Ferrari dorëzoi 2685 makina në tremujorin e dytë të këtij viti, dy herë më shumë se vitin e kaluar, ose 0.5 për qind më shumë se në vitin para pandemisë.
Fitimi neto arrin mbi 1 miliardë euro, që është dy herë më shumë se vitin e kaluar dhe një rritje prej pesë për qind në krahasim me vitin 2019.
Ferrari po kthehet në nivelet para pandemisë, me urdhrat që arrijnë një rekord të lartë në qershor. Shitjet e modeleve me 8 cilindra (V8) u rritën me 111.2%, ndërsa për modelet me 12 cilindra (V12) rritja ishte 37.6%.
Presidenti i kompanisë, John Elkann, deklaroi se suksesi konfirmon se formula e biznesit të “Ferrari” është unike.
“Çdo Ferrari që prezantojmë vendos standarde të reja të inovacionit, bukurisë dhe veçantisë dhe është themeli i luksit të vërtetë”, tha Elkann./FrontOnline