Janë mbyllur dy ndeshjet e sotme të fazës çerekfinale të garës më të madhe evropiane për klube, Ligë e Kampionëve.
Kryendeshja e sontme padyshim se u zhvillua në stadiumin “Alfredo di Stefano” në Madrid, shkruan FrontOnline.
Real Madridi ka regjistruar fitore të rëndësishme përballë Liverpoolit me rezultat 3:1.
Dygolëshi i Viniciusit (’27,’65) dhe goli i Marco Asensios (’36) ia dhuruan fitoren sonte madrilenëve.
Ndërkaq, golin e nderit për vendasit e shënoi Mohamed Salah në minutën e 51-të.
Në ndeshjen tjetër, Manchester City ka shënuar fitore të vështirë përballë Borussia Dortmundit.
Ndeshja e zhvilluar në “Etihad Stadium” i takoi “Qytetarëve” me rezultat të ngushtë, 2:1.
De Bruyne (’19) dhe Foden (’90) shënuan për vendasit, kurse për gjermanët shënoi Marco Reus në minutën e 84-t./FrontOnline/