Schick ka shënuar për çekët ndërsa Perisiq për kroatët.
Kroacia e Çekia u ballafaquan ndërmjet vete në sfidën e Grupit D dhe ky barazim nuk i ka konvenuar aspak kroatëve, derisa Çekia praktikisht mund të thuhet se është kualifikuar.
Kroacia domosdo duhet ta mposht Skocinë në sfidën e fundit për të menduar që së paku përmes vendit të tretë të prek kualifikimin.
Çekia pas dy ndeshjeve ka katërt pikë ndërsa Kroacia një pikë.
Të kujtojmë se në këtë grup janë edhe Anglia e Skocia të cilat ballafaqohen sonte ndërmjet vete nga ora 21:00.