×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk ka bir nane që mund të më largojë nga PDK”- Lladrovci i ashpër ndaj kundërshtarëve të tij brenda partisë

    FrontOnline
    24 Korrik 2025

    Kryetari i Komunës së Drenasit dhe njëherësh udhëheqës i degës së PDK-së në këtë komunë, Ramiz Lladrovci, ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në parti rreth përzgjedhjes së kandidatit për kryetar komune për zgjedhjet lokale të 12 tetorit.

    Në një postim publik, Lladrovci ka kritikuar mënyrën e organizimit të procesit, duke ngritur pikëpyetje mbi legjitimitetin e përzgjedhjes së kandidatit nga 43 anëtarët e Kryesisë së PDK-së, pa u përfshirë dega lokale e partisë.

    “Pyetja që shtrohet është: A po votojnë për kryetarin e qytetarëve të Drenasit, apo për kryetarin e pëlqyer të Kryesisë së Partisë?”, ka shkruar ai.

    Lladrovci ka theksuar se kontestimi i kandidaturës së tij nuk është i rastësishëm dhe vjen nga individë që, sipas tij, kanë dëmtuar partinë në zgjedhjet e vitit 2021 dhe që tashmë kanë krijuar subjekte të tjera politike.

    “Unë jam gati për garë. Kam dëshmuar sukses me qeverisje lokale, me performancë të lartë dhe transparencë. Qytetarët e Drenasit do ta japin përgjigjen më të mirë”, ka shtuar ai.

    Lladrovci ka kritikuar edhe ndikimin nga jashtë degës, duke i quajtur disa figura si “bedelë të vitit 2021 dhe 2025”, që po përpiqen të diktojnë përzgjedhjen e kandidatit për Drenasin.

    Ai gjithashtu ka kërkuar nga Kryesia e PDK-së që të votojë me objektivitet dhe të mos bëhet pjesë e, siç tha ai, “një padrejtësie ndaj kandidatit kampion të performancës komunale”.

    Në fund, Lladrovci përsëriti përkushtimin e tij ndaj PDK-së: “Dje, sot, nesër, PDK. Nuk ka bir nane që mund të më largojë nga PDK dhe vizioni i heronjve tanë të luftës dhe paqes!”.

    Nga Rubrika
    Lajme21 Gusht 2025
    Anëtari i KQZ’së nga VV, Sami Kurteshi, ka thënë se Lista Srpska ka të kaluar dhe të tashme terroriste. “Ne e kemi...
    Lajme21 Gusht 2025
    Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka nisur sot në orën 17:00 mbledhjen e radhës, në kuadër të përgatitjeve për Zgjedhjet Lokale 2025. Në...
    Lajme21 Gusht 2025
    Të enjten rreth orës 15:30 një vetaksident me fatalitet ka ndodhur në fshatin Jabllanicë të Gjakovës. Rastin për Front Online e ka...
    Të tjera
    Lajme21 Gusht 2025
    Gjykata Kushtetuese në aktgjykimin e fundit konstatoi se Lëvizja Vetëvendosje ka bërë shkelje duke insistuar çdo dy ditë nëpërmjet kryesuesit të seancës...
    Bota/Rajoni21 Gusht 2025
    Dy avionë luftarakë gjermanë “Eurofighter” janë ngritur në ajër si pjesë e policisë ajrore të NATO-s, thotë komanda ajrore e aleancës ushtarake....
    Vip21 Gusht 2025
    Këngëtarja Dafina Zeqiri po i rikthehet fuqishëm tregut muzikor. Vetëm pas javë pasi u bë nënë për herë të parë ajo ka...
    Sport21 Gusht 2025
    Klubi katalunas, Barcelona ka njoftuar zyrtarisht se blinduar me kontratë të re mbrojtësin Jules Kounde. Kounde nënshkroi zgjatjen e kontratës së tij...
    Lajme21 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër A.M, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i parasë”  nga...
    Lajme21 Gusht 2025
    Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda – Njësiti kundër Krimit Ekonomik dhe Korrupsionit, ka njoftuar se ka ndaluar dy...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.