Krizë e madhe financiare e ka kapluar klubin e njohur kosovar, Ferizaj, raporton FrontOnline.
Shkaku i kësaj, futbollistët kanë vendosur që ndeshjen kampionale të së dielës të mos e zhvillojnë.
Kjo pasi ata që disa muaj nuk kanë marrë pagat e tyre që i’u takojnë.
Lajmi është bërë i ditur nga vet klubi i Ferizajt përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”.
Njoftimi i plotë i Ferizajt:
“REAGIM!
Të nderuar Ujqi dhe bashkë-qytetarë, sic jeni në dijeni klubi ynë i zemrës FC Ferizaj, eshte në gjendje katastrofale – që nuk ishte asnjëherë tjetër. Eshtë afër shuarjes, që do të ishte humbje shumë e madhe për qytetin tonë. Pas gjendjes shumë të rëndë, lojtarët kanë vendosur që ndeshjen kampionale, të dielën nuk do ta zhvillojnë – pasi që disa muaj nuk kanë marrë pagat e tyre që j’u takojnë.
Ku janë aksionerët e famshëm Anglez, që nuk i kemi parë kurrë në stadion! Ku janë aksionerët Ferizajas, që as nuk e kanë marrë mundin të interesohen për gjendjen e klubit. Ku eshte komuna, a po interesohet dikush apo i kanë ‘mbyllur’ sytë e veshët rreth kësaj qeshtje.
A nuk eshte mëkat që një qytet me ekonominë ndër më të mirën në Kosovë, të mos jetë në gjendje ta mbajë një klub futbolli stabil! Reagimet tona kanë shkuar çdo herë në ‘vesh’ të ‘shurdhur’ por këtë herë do të veprojmë”./FrontOnline/