×
  • Lajme
  • Lajme

    “Nuk është i përzgjedhur për ta përfaqësuar SHBA-në”, Bolton komenton deklaratat e djalit të Trump për ndërhyrjen e NATO’s

    FrontOnline
    18 Mars 2025

    Ish-këshilltari i Sigurisë Kombëtare të SHBA-së, John Bolton, ka komentuar deklaratat e djalit të presidentit Trump, Donald Trump Jr, rreth ndërhyrjes së NATO’s në luftën e Kosovës.

    “Nuk është përzgjedhur asnjëherë nga askush për të përfaqësuar SHBA-në”, tha Bolton në një intervistë në Euronews Albania.

    Bolton tha se deklaratat e djalit të Trump, i cili tha se NATO nisi bombardimet në kulmin e skandalit mes presidentit të atëhershëm të SHBA-së Bill Clinton dhe Monica Lewinsky, mund të jenë edhe në kuadër të investimeve të Trumpit në Serbi.

    “Ne nuk është se kemi një lloj forme presidenciale që trashëgohet. Është një shprehje që mund të mos e gjejmë të rëndësishme, por është diçka që mund të ketë të bëjë me investimet organizative të Trumpit në Serbi, por duhet të kujtojmë se Donald Trump Jr, nuk është zgjedhur asnjëherë nga askush për të përfaqësuar Shtetet e Bashkuara të Amerikës”, tha Bolton.

    I pyetur se sa vëmendje mund të ketë Trump në zgjidhjen e problemit mes Kosovës dhe Serbisë, Bolton tha se nuk duhet të kundërshtohet një zgjidhje mes të  dyjave vende.

    “Mund të jetë shumë e rëndësishme. Nëse do të ketë vëmendjen për këtë. Jam përshirë edhe unë personalisht kur shërbeja në sigurinë kombëtare dhe në atë kohë mendova që Serbia dhe Kosova mund të jenë pranë një marrëveshje dhe kjo është në interesin e të gjithëve në Ballkan që të përpiqen që ta kalojnë këtë ngarje kaq të gjatë. Nuk do kemi këto investime ekonomike deri sa të zgjidhen këto çështje politike. E kuptoj vështirësinë, e kuptoj historinë e gjatë, por faktikisht nuk mund ta kundërshtojmë një zgjidhje mes dy vendeve Kosovë-Serbi. Të dy udhëheqësit duhet të ulen së bashku dhe ta zgjidhin këtë, ne të tjerët mund të krijojmë kushte që ata mund të arrijnë një marrëveshje”

    Nga Rubrika
    Lajme19 Mars 2025
    Policia e Kosovës  ka arrestuar një person të dyshuar për falsifikim parash. Sipas një njoftimi të Policisë së Kryeqytetit, i dyshuari ka...
    Lajme19 Mars 2025
    Ish-kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka folur edhe për ndryshimet në skenën politike botërore dhe efektin që do ta kenë edhe për...
    Lajme19 Mars 2025
    PZAP-ja ka njoftuar se e refuzoi si të pabazuar ankesën e LVV-së të paraqitur kundër KQZ-së për shpalljen e rezultateve përfundimtare për...
    Të tjera
    Lajme19 Mars 2025
    11 trupa të personave të zhdukur janë gjetur në varrezën masive në Bishtazhin. Këto viktima më 2 prill 1999, bashkë me qindra...
    Sport19 Mars 2025
    Futbollisti i Kosovës, Milot Rashica, ka folur në konferencën për shtyp para ndeshjes së play-offit në Ligën e Kombeve kundër Islandës, duke...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Qeveria gjermane në largim është dakorduar për t’i dhënë këtë vit Ukrainës ndihma shtesë ushtarake mbi 3 miliardë euro, pasi ligjvënësit kanë...
    Lajme19 Mars 2025
    Një 26-vjeçari me inicialet E.G. i është shqiptuar gjobë prej 150 eurove, një pikë negative dhe masa e pezullimit të patentë-shoferit për...
    Bota/Rajoni19 Mars 2025
    Një deklaratë e mëtejshme do të bëhet “së shpejti”, shtoi ai. Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump ka publikuar një mesazh të shkurtër...
    Lajme19 Mars 2025
    Kryeministri Albin Kurti, ka reaguar pas zbulimit të një varreze masive në Bishtazhin, ku janë gjetur dhe identifikuar mbetjet mortore të 11...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.