Bora Zemani prej më shumë se një viti tanimë ka qenë kryefjalë e mediave duke nisur që nga moderimi i programit hit “Për’Puthen” e duke vazhduar me historinë e shumëpërfolur në media mes saj dhe Donald Veshaj, një tjetër personazh shumë i dashur për publikun.
Bora shpesh poston foto dhe video nga përditshmëria me djalin e saj, Arborin, i cili gjithmonë nuk harron t’ja shpreh dashurinë që ka për të me gjeste ose me fjalë.
Ashtu si ka ndodhur edhe ditën e sotme, ku moderatorja ka postuar një video të shkurtër të Arborit, i cili i formon një zemër me duar, një gjest shumë i ëmbël dhe i dashur për mamanë e tij.
Data 5 nëntor shënon përvjetorin e lidhjes së Borës dhe Donaldit, një ditë shumë e veçantë për ta, një ditë e cila mori vëmendje shumë të madhe edhe vitin që shkoi, kur Donaldi ishte banor i shtëpisë së “Big Brother ViP” dhe atyre u desh ta festonin larg njëri-tjetrit, por deklaratat dhe gjestet nuk munguan.
Këtë vit, Bora e ka rikujtuar përvjetorin e tyre gjatë spektaklit të “Dancing With the Stars”, sapo ora shënoi 00:00 dhe arriti data 5 Nëntor.
Donaldi ka postuar disa foto me Borën në Instagram, ku duken të përqafuar me njëri-tjetrin.
Pas shumë ngjarjeve që ndodhen që prej përvjetorit të shkuar, data 5 Nëntor e këtij viti i gjeti përsëri bashkë dhe të dashuruar.