Big Brother VIP Kosova vazhdon të jetë i mbushur me ngjarje të ndryshme, debate e madje edhe në disa raste përplasje mes banorëve.
Së fundmi një diskutim është zhvilluar ndërmjet modeles Xhuli Nura si dhe ish-konkurrentit të “Përputhen”, Andi Artani.
Biseda nisi duket pas keqkuptimeve që Xhuli pati me Andin, për shkak të disa fjalëve, që i ka konsideruar si shaka me prapvijë.
“Shakatë që janë me prapavijë me kunja nuk i kuptoj dhe nuk dua t’i kuptoj. Flet për diçka, thoni Xhuli e ka bërë të gjithë qeshni. Kjo e prek dikë. Nuk është gjë e mirë, nuk është njerëzore”, tha në vazhdim ajo.
“Unë nuk kam asgjë. Që mund të them se po kapem me Xhulin. Nuk kam asgjë personalisht kundër teje. Nuk po them që kam diçka me ty”, shtoi Andi.