×
  • Vip
  • Vip

    “Nuk e lë me kaq, unë jo”, Xheneta vjen me një paralajmërim ndaj Drilonit

    FrontOnline
    28 Mars 2025

    Ish banorja e BBVK, Xheneta, ka reaguar sërish pas publikimit të bisedave me Drilonin, për të sqaruar arsyet pse i ka ndarë ato video me ndjekësit.

    Në një postim në Instagram, ajo thekson se videoja është publikuar për të treguar sjelljen e Drilonit dhe përpjekjet e tij për ta denigruar publikisht.

    Sipas Xhenetës, videoja synon të zbulojë një realitet të panjohur për publikun, duke përfshirë manipulimin dhe përpjekjet për nënshtrim që ajo pretendon se ka përjetuar.

    Pas publikimit, rasti është trajtuar nga Agjencia për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, e cila ka deklaruar se sipas Kodit Penal të Kosovës, ky veprim është i kundërligjshëm.

    Megjithatë, Xheneta pretendon se Driloni ka qenë i vetëdijshëm për ekzistencën e videos dhe nuk ka shprehur kundërshtim për publikimin e saj. Ajo shton se ai nuk ka bërë asnjë përpjekje për ta ndaluar shpërndarjen e saj.

    Në një tjetër postim, Xheneta thekson se përmbajtja që përfshin kërcënime, shantazhe dhe presion psikologjik nga ana e Drilonit do të dorëzohet si provë në gjykatë. Ajo pohon se videoja do të fshihet vetëm për respekt të ligjit, por këmbëngul se “e vërteta nuk fshihet dot”.

    Në një tjetër reagim, ajo ka deklaruar se do të ndërmerren masa ligjore ndaj Drilon Ramës dhe menaxherit të tij për shantazh dhe kërcënime. “Nuk e lë me kaq, unë jo”, shprehet ajo, duke lënë të kuptohet se është e vendosur për të vazhduar rrugën ligjore.

    Nga Rubrika
    Vip01 Prill 2025
    Influencerja e njohur, Sara Gjordeni, ka surprizuar ndjekësit e saj me një transformim total të pamjes. Ajo ka vendosur të ndryshojë flokët...
    Vip01 Prill 2025
    Rikthimi i Egli Takos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka shkaktuar ndryshime të mëdha në dinamikën e lojës, përfshirë edhe...
    Vip01 Prill 2025
    Ish-banorja e Big Brother VIP, Amber Candy, ka surprizuar ndjekësit e saj duke paralajmëruar një projekt të ri. Amber shfaqet në një...
    Të tjera
    Lajme01 Prill 2025
    Prokuroria Themelore në Pejë ka ngritur aktakuzë kundër dy të dyshuarve për veprën penale “Rrëmbimi”. Sipas aktakuzës, ata më 17 dhjetor 2024...
    Vip01 Prill 2025
    Rikthimi i Egli Takos në shtëpinë e Big Brother VIP Albania ka shkaktuar ndryshime të mëdha në dinamikën e lojës, përfshirë edhe...
    Lajme01 Prill 2025
    Presidentja Osmani sot e ka caktuar datën për mbajtjen e seancës për konstituimin e Kuvendit të Kosovës. Por çfarë pritet të ndodhë...
    Lajme01 Prill 2025
    Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, u takua me Kryetarin e Odës Ekonomike të Maqedonisë Veri-Perëndimore, Mendi Qyra, ku u...
    Lajme01 Prill 2025
    Një këmbësore është goditur nga një veturë në fshatin Qyshk të Pejës. Lajmin për Front Online e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë...
    Lajme01 Prill 2025
    Presidentja Vjosa Osmani ka thirrur seancën konstituive të Legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Republikës së Kosovës për datën 15 prill. “Presidentja...
    -->

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.