×
  • Vip
  • Vip

    “Nuk e duroja dot”, Michelle Obama rrëfen si rrallëherë problemet me ish-presidentin

    FrontOnline
    24 Dhjetor 2022

    Së fundmi Michelle Obama ka dhënë një intervistë gjatë së cilës ka rrëfyer detaje nga martesa e saj me Barack Obama-n.

    Ish-Zonja e Parë e SHBA-ve, në intervistën e dhënë për “REVORT Studios” ka rrëfyer për vështirësitë e marrëdhënies së saj me ish-presidentin. Sipas saj, pas ardhjes në jetë të dy vajzave të tyre, gjërat mes tyre kanë qenë të vështira.

    “Për dhjetë vjet nuk e durova dot burrin tim. Ndërsa isha nënë e re në përpjekje për të rritur vajzat e mia, Barack-u luante golf ose shkonte në palestër. Martesa nuk është kurrë 50/50. Zakonisht është 70/30, ndonjëherë është 60/40. Burri im ishte i fokusuar në karrierën e tij politike në fillim të viteve 2000 dhe mungonte vazhdimisht në shtëpi”, u shpreh ajo.

    “Fëmijët kanë kërkesa, nuk flasin, nuk merren vesh, qajnë gjatë gjithë kohës. Por ti i do do më shumë se çdo gjë dhe nuk mund t’u vesh faj. Gjithsesi nuk duhet të dorëzohemi asnjëherë. Ndjenjat ndryshojnë dhe duhet të kemi durim”, tregon Michelle sa i përket nevojave të fëmijëve.

    Rikujtojmë, se Michelle nisi së fundmi një turne njëmujor për promovimin e librave dhe stili i saj po zënë titujt kryesorë në media. Ka pasur një ndryshim të dukshëm në veshjet e saj. Ajo doli në skenën e Fox Theatre me një xhaketë me ngjyra dhe pantallona të zeza me bel të lartë. Obama e kompletoi look-un me çizmet e zeza ndërsa kishte guxuar po ashtu edhe me modelin e flokëve./TCh/

    Nga Rubrika
    Vip14 Nëntor 2024
    Leo është pyetur se në cilën fazë qëndrojnë me Lelën në darkën e të nominuarve. Ai duke u qeshur e shkurtimisht u...
    Vip14 Nëntor 2024
    Xheneta ka shprehur vetëbesimin e saj të plotë dhe krenarinë duke e konsideruar vetveten si femrën më të mirë në shtëpinë më...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....
    Të tjera
    Lajme14 Nëntor 2024
    Gazetari dhe analisti, Lavdim Hamidi, në emisionin CONTEXT në ATV, tha se në zgjedhjet 9 shkurtit, ‘goditjen’ më të madhe Lëvizja Vetëvendosje...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Komandanti i KFOR-it, gjeneralmajor Enrico Barduani, ka thënë se janë të gatshëm të përballen me të gjitha sfidat e sigurisë, dhe se,...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Për të premten parashikohet të mbajë kryesisht i vranët, ku pritet në zona të caktuara të ketë reshje të pakta shiu e...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Shefja e grupit parlamentar të VV-së, Mimoza Kusari-Lila, ka dënuar sulmin me thikë në Ferizaj, i cili ndodhi për shkaqe etnike.Kusari-Lila ka...
    Lajme14 Nëntor 2024
    Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi gjatë ditës së nesërme do të dorëzojë padi ndaj Ministrisë së Punëve të Jashtme...
    Vip14 Nëntor 2024
    Dalja e Gjestit nga shou më i madh televiziv shqiptar, Big Brother VIP Kosova, do të gëzonte disa prej banoreve brenda shtëpisë....

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.