Një debat i ashpër ka ndodhur mbrëmë (e premte) në orët e vona në mes të çiftit Luiz dhe Kiara.
Dyshja kanë debatuar me njëri-tjetrin me tone të larta dhe e gjitha nisi nga një darkë që u organizuar për Kiarën dhe Oltën si të nominuarat e kësaj jave.
Dy vajzat darkuan bashkë në suitë larg banorëve të tjera ndërsa edhe iu përgjigjën disa pyetjeve për t’u argëtuar më pas me muzikë.
Por, kjo nuk i ka pëlqyer aspak Luizit, i cili tha se kjo do të mund të ishte nata e fundit kur ai dhe Kiara të ishin bashkë në shtëpi në rast se ajo eliminohet sonte (e shtunë).
Më pas çifti kanë vazhduar debatet që nisi nga një fishkëllim e Luizit drejt Kiarës, moderatorja e acaruar nga kjo nisi të fjalosej me të madhe edhe shpërtheu në të qarë.
#luizejlli #kiaratito #meluizin #bigbrothervipalbania #oltagixhari ♬ original sound – KURORA_OFFICIAL
“Me kë po flet ti, kujt i fishkëllen ti, a ka mundësi të flasësh dhe të komunikosh, mos më fol mua sikur po i flet qenit rrugëve, boll me kaq, mos më ngre zërin, të jetë hera e fundit sepse edhe sot kur më ngrehe zërin më ke prekur, më bëre të ndihem si pa vlerë, jam shumë e prekur, është hera e disat që më bërtet, më ka bërë si lolo, nuk dua të të dëgjoj as të të shoh, kush je ti që më bërtet, unë nuk lejoj as nënë dhe babanë tim të më bërtas, mos më fol me atë tonë, nuk dua të të flas fare jo nata e fundit të jetë, por të jetë dita e fundit e jetës nuk më intereson”, ka thënë Kiara teksa qante.
Ndërkohë, Luizi i erdhi nga pas për të sqaruar atë që ndodhi duke insistuar se gjithë këtë e bëri sepse mund të ishte nata e tyre e fundit në shtëpinë e famshme.
“Ti zgjodhe të rrish me Oltën, të kërcesh, kam frikë që ikë ti, ky është problem se kur të shkosh në shtëpi nuk jam unë aty, nuk e llogariti unë Oltën, uroj të mos jesh në shtëpi kur ta shohësh këtë, u mërzita se hyra në dhomë të rrëfimit dhe ju thash sonte që është nata e fundit Kiara duhet të darkoj me dikë tjetër, është dita e fundit nuk e dim kur do të takohemi”, iu drejtua Luizi.
Ndryshe, sonte gjatë spektaklit do të bëhet e ditur se cila nga dy të nominuarat do të eliminohen përfundimisht nga BBVA, apo ajo që largohet do ta ketë fatin e biletës së kthimit.