Një burrë është gjetur pa shenja jete në Shillovë të Gjilanit.
Policia njofton se janë njoftuar nga dëshmitarët se një person nuk kishte dalur nga shtëpia për tri ditë.
“Policia është njoftuar nga dëshmitarët se një mashkull kosovar nuk e kanë parë të ketë dalë nga shtëpia për 3 ditë. Me vendim të prokurorit është hapur me forcë dera e shtëpisë ku viktima është gjetur pa shenja jete”, njoftoi Policia përmes raportit 24-orësh.
Në raport theksohet se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Në vendin e ngjarjes përveç njësive policore ka dalë edhe prokurori si dhe ekipi i zjarrfikësve që kanë asistuar për tërheqjen e trupit pasi ishte dekompozuar. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion”, thuhrt në njoftim.
Rasti në hetime. /FrontOnline/