Nënkryetari i LDK-së Haki Rugova në një prononcim për “Gazeta Blic”, ka folur në lidhje me kandidaturat e shpallura për kryetar të LDK-së.
Rugova i pyetur nëse ka ndonjë preferencë personale dhe cilit prej tyre do t’i ofrojë mbështetje, Rugova, ka thënë se deri në Kuvendin e përgjithshëm nuk do të vendosë asgjë se kë do të mbështesë.Tutje Rugova u zotua se askujt nuk do t’ia imponoj votën për të votuar kryetarin e ri të LDK-së.
“Janë shpallë kandidatura dje, do të ketë edhe kandidatura të tjera deri në Kuvend. Delegatët janë ata që e zgjedhin kryetarin. Unë deri në Kuvend nuk kam vendosur asgjë, jam vetëm një delegat dhe kam vetëm një votë. Nuk do t’ia imponoj voton bash askujt, absolutisht” tha shkurt Rugova