Sekretarja e shtetit në Pensilvani ka thënë se nuk do të urdhërojë rinumërim votash në këtë shtet.
Sipas Kathy Boockvar, fitorja e Joe Biden është mjaft bindëse dhe nuk ka nevojë për një gjë të tillë, shkruan BBC.
Disa shtete amerikane kanë rregulla që nënkuptojnë rinumërim automatik të votave nëse fitorja e një kandidati është brenda një kufiri të caktuar – për shembull me më pak se 0.5%.
Për shembull në Gjeorgji aktualisht është duke u zhvilluar një rinumërim për këtë arsye.
Sipas të dhënave të BBC-së, Joe Biden është me 60 mijë vota në epërsi nga 99% të votave të numëruara.