Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu e ka komentuar fitoren e sotme ndaj Llapit.
Në “Zahir Pajaziti” në Podujevë, Drita fitoi ndaj Llapit me rezultat 2:4 në kuadër të javës së 28-të në Superligën e Kosovës, shkruan FrontOnline.
Pas ndeshjes, Nuhiu është shprehur i lumtur me trepikëshin e sotëm.
“Nuk diskutohet që më pëlqeu paraqitja. Pjesa e parë ishte e barabartë, por më pas arritëm ta rikthejmë rezulatatin”, ka thënë Nuhiu në “Art Sport”.
“Në pjesën e dytë arritëm ta shfrytëzonim lodhjen e kundërshtarit dhe fituam”, tregoi ai.
“Gjithmonë është vështirë të luash këtu”, shtoi trajneri llapjan./FrontOnline/