Drita ka marrë një rezultat të padëshiruar sot ndaj Gjilanit duke barazuar 1:1, rezultat ky që e largon shumë nga lufta për titull për të mos thënë pa gjasa.
Prishtina tash është shkëputur me tri pikë më shumë kur kane mbetur edhe tri ndeshje deri në fund.
Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu pas ndeshjes për Artmotion ka thënë se gjitha përgjegjësit e merr ai.
“Derisa matematika na lejon ne nuk dorëzohemi në luftë për titull. Sa i përket ndeshjes mendoj se kemi pasur më shumë nga ajo sot, por jo mjaftueshëm për ta fituar atë. Gjithsesi, kemi pasur mungesa të shumta por gjitha përgjegjësit për rezultatet në ndeshjet e fundit i marrë unë. Pra mungesat erdhën në finish të kampionatit dhe ato sigurisht kanë ndikuar por nuk dua të justifikohem dhe them se përgjegjësitë i marrë unë”, ka thënë Nuhiu.