Të mërkurën në Novobërdë janë arrestuar katër persona nën dyshimin se i kishin sulmuar disa persona në makinë.
“Janë arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë për shkak se kishin sulmuar viktimat kosovarë, dhe u kishin thyer xhamin e makinës”, thuhet në Raportin e Policisë së Kosovës.
“Si pasojë e sulmit viktimat kanë pësuar lëndime dhe kanë pranuar tretman mjekësor”.
“Të dyshuarit pas intervistimit me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”.