Novitec ka ofruar një paketë speciale për modelin Ferrari 812 GTS N-Largo.
Paketa përfshin një komplet trupi aero të bërë nga fibra karboni (spoileri i përparmë, pragjet, difuzori i pasmë, spoiler i pasmë), rrota Vossen prej 21 dhe 22 inç, goma 275/30 ZR21 dhe 335/25 ZR22, pezullim i modifikuar (makina është më e ulët me 35 mm), si dhe sistemi i shkarkimit sportiv Inconel.
Motori 6.5-litërsh V12 është rritur nga 800 kuaj fuqi dhe 718 Nm në 840 kuaj fuqi dhe 751 Nm.
Përshpejtimi nga 0-100 km/h zgjat 2.8 sekonda, shpejtësia maksimale është 345 km/h. Seria është e kufizuar në vetëm 18 kopje./FrontOnline/