Kanë perfunduar garat e tyre në ditën e dytë të Kampionatit Evropian të notit që po zhvillohet në Budapesht, përcjell FrontOnline.
Sportistët kosovarë sot patën këto paraqitje:
Vigan Bytyqi në diciplinën 100m “Krol”, koha 00.54.79 i renditur i 94-ti. Rekord i Kosovës për junior dhe kadet.
Olt Kondirolli në diciplinën 100m “Krol”, koha 00.55.13 i renditur i 96-ti.
Dren Ukimeraj në diciplinën 100m “Krol”, koha 00.57.09 i renditur i 98-ti.
Eda Zeqiri në diciplinën 50m “Shpinë”, koha 00.31.29 e renditur e 52-ta.
Jona Beqiri në diciplinën 50m “Shpinë”, koha 00.32.31 e renditur e 53-ta.
Stafeta 4x200m “Krol e Kombinuar” F&M në përberje:
Arti Krasniqi
Olt Kondirolli
Era Budima dhe
Jona Macula kanë arritur kohen 8.50.01 dhe janë renditur në poziten e dhjetë.
Nesër në programin e garave garojnë sportistët Dren Ukimeraj në diciplinën 100m “Shpinë”, Jona Macula dhe Era Budima në diciplinën 200m “Krol”./FrontOnline/