Norvegjia ka fajësuar Rusinë për një sulm kibernetik në sistemin e emailave në parlamentin e Norvegjisë në gusht, raporton BBC.
Ministrja e Jashtme e Norvegjisë, Ine Eriksen Soreide, e ka quajtur incident serioz, që ka ndikuar në “institucionin më të rëndësishëm demokratik të vendit”.
“Bazuar në informatat të çasshme për Qeverinë është vlerësimi ynë se Rusia ka qëndruar prapa këtij aktiviteti”, ka thënë Soreide ka dhënë ndonjë dëshmi.
Moska ka mohuar këtë, duke e quajtur si provokim serioz.
Soreide ka thënë se shërbimet e inteligjencës dhe sigurisë së Norvegjisë janë duke “bashkëpunuar ngushtë për t’u marrë me këtë çështje në nivel nacional”.
Në reagim, ambasada e Rusisë në Oslo është kundërpërgjigjur, duke e quajtur këtë akuzë të papranueshme e duke thënë se nuk është ofruar asnjë dëshmi.
Në shtator, autoritetet norvegjeze kanë thënë se emailat që i takojnë disa zyrtarëve janë kompromentuar gjatë sulmit kibernetik dhe disa informata janë shkarkuar. Por nuk është bërë publik dëmi i plotë i shkaktuar nga ky sulm.