×
  • Lajme
  • Bota/Rajoni
  • Bota/Rajoni

    Norvegjia e vazhdon pezullimin e vaksinës që do ta marrë Kosova

    FrontOnline
    26 Mars 2021

    Norvegjia ka vendosur që së paku edhe për tri javë ta shtyjë marrjen e vendimit për vazhdimin ose jo të përdorimit të vaksinës së kompanisë “AstraZeneca” për Covid-19, njoftoi Instituti Norvegjez i Shëndetit Publik.

    Autoritetet norvegjeze më 11 mars e pezulluan përdorimin e kësaj vaksine për shkak se një numër i vogël i personave të vaksinuar u hospitalizua pas paraqitjes së mpiksjes së gjakut, gjakderdhjes dhe numrit të vogël të trombociteve. Disa prej tyre vdiqën.

    “Ne ende kemi nevojë për më shumë informata dhe më shumë dije për të arritur në një përfundim. Tani kemi më shumë sqarime pse pacientët i patën këto simptoma, por ende nuk dimë nëse kjo është shkaktuar nga vaksina dhe nëse është shkaktuar, pse”, deklaroi Sara Viksmoen Watle, zyrtare e lartë e institutit norvegjez.

    Norvegjia është në mesin e disa shteteve evropiane që disa ditë më parë e pezulloi përdorimin e kësaj vaksine, ndonëse Gjermania, Italia, Franca dhe disa vende tjera e vazhduan përdorimin e vaksinës së AstraZeneca-s pasi Agjencia Evropiane e Ilaçeve e vlerësoi atë të sigurt dhe efektive.Vetë prodhuesi i vaksinës ka deklaruar se sipas të dhënave të sigurisë nga më shumë se 17 milionë persona të vaksinuar në Britani dhe në Bashkimin Evropian nuk kanë shfaqur dëshmi se vaksina e rrit rrezikun për mpiksje të gjakut, shkruan Reuters.

    Nga Rubrika
    Lajme17 Nëntor 2024
    Të dielën PDK do të mbaj konferencë për media Sipad njoftimit, konferenca do mbahet në selinë e PDK-së në ora 13:00, shkruan...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Për të dielën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell, me përjashtim për në orët e mëngjesit ku do të ketë vranësira...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ministri për Komunitete dhe Kthim, Nenad Rashiq ka folur për rastin e rrahjes së ish-kreut të Listës Serbe, Goran Rakiq. Rashiq ka...
    Të tjera
    Sport16 Nëntor 2024
    Ka përfunduar me rezultat të barabartë 0-0 pjesa e parë në takimin mes Shqipërisë dhe Çekisë që po luhet në kuadër të...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Ish shefi i stafit të kongresistit amerikan, Eliot Engel, dhe bashkautor i një raporti për Kosovën, Jason Steinbuam, ka shprehur qëndrimin se...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Pesë persona janë lënduar si pasojë e një aksidenti në mes tri veturave ne Ferizaj. Aksidenti ndodhi në rrugën “Ahmet Kaçiku”. Rastin...
    Lajme16 Nëntor 2024
    Lideri i LDK’së dhe njëherësh kandidat për kryeministër, Lumir Abdixhiku është shprehur falënderues për atmosferën e paharueshme sonte në Istog. Ai shtoi...
    Sport16 Nëntor 2024
    Rikthimi i Mike Tyson në ring pothuajse 20 vjet pas luftës së tij të fundit profesionale shkoi siç pritej për 58-vjeçarin, pavarësisht...
    Sport16 Nëntor 2024
    Kombëtarja e Shqipërisë është duke luajtur ndaj Çekisë në UEFA Nations League, raundi i pestë. Kujtojmë që ndeshja është duke u zhvilluar...

    FrontOnline, © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.