Nora Istrefi ka kohë që nuk ka publikuar një projekt të ri muzikor, por ajo iu qëndron afër fansave me postime të ndryshme në rrjetet sociale.
Edhe sonte (e premte) këngëtarja e njohur ka vepruar njëjtë, teksa ka provokuar me një dukje tejet elegante dhe joshëse.
Nora ka pozuar e veshur me një fustan të kreatorit të njohur shqiptar, Valdrin Sahiti, veshje me të cilën këngëtarja ka shkëlqyer.
Në një fustan të shkurtër me dekolte të hapur ku vihej në pah gjoksi i saj joshëse dhe ngjyrat bardh e zi, Nora theksoi linjat tërheqëse të trupit për të cilat edhe njihet.
Kujtojmë që përveç angazhimeve profesionale, Nora është edhe një nënë e përkushtuar e një vajze, e cila erdhi si frytë i dashurisë së saj me Robert Berishën, me të cilin kohë më parë u nda.
Ndryshe, projekti i fundit muzikor i këngëtares është “ Ay Caramba” që erdhi në bashkëpunim me Melindën dhe Gjikon. /Telegrafi/