Këngëtarja e njohur, Nora Istrefi krahas një karriere të suksesshme në muzikë është mjaft e ndjekur edhe në rrjete sociale ku edhe është mjaft aktive.
Edhe së fundmi autorja e “Më mungon” ka sjellur për admiruesit në Instagram një fotosesion të ri në të cilën padyshim në fokus ishin linjat e saj tërheqëse të trupit.
E veshur me një kostum njëngjyrësh që përbëhej nga një bluzë e shkurtër me mëngë të gjata dhe pantallona të ngjashëm, Nora dukej sa elegante aq edhe atraktive.
Ndryshe, kujtojmë që artistja shqiptare mbetet e fokusuar edhe në projektet e reja muzikore teksa aktualisht po shijon suksesin e këngës së fundit “Ciao”. /Telegrafi/