Nora Istrefi ka qenë emri më i përfolur gjatë këtyre ditëve në mediet rozë.
Tri vite pas ndarjes, Nora Istrefi së bashku me Robert Berishën kaluan ca ditë relaksi në Turqi me vajzën e tyre, Renee.
Tani këngëtarjeve e hiteve ka ngritur temperaturat me paraqitjen e re, ku ka shfaqur linjat e përsosura në bikini.
Ndryshe, për raportin e saj me Robertin ajo ende nuk ka folur, por që ky i fundit ditën e djeshme në një emision tha se ai dhe Nora nuk kanë qenë të ndarë asnjëherë.
“Ne s’jemi ndarë asnjëherë. Njeriu ndahet vetëm kur vdes kështu që a ka ribashkim a nuk ka mbetet të shihet në vazhdim”, tha Roberti.