Nora Istrefi dhe Teuta Selimi kanë prezantuar ditën e sotme (e hënë) këngën e tyre të re.
“Sytë e zi” mban titullin projekti, të cilin e kanë kompletuar edhe nga ana vizuale.
Dy emrat e njohur të estradës vijnë me një interpretim e paraqitje të mahnitshme në videoklip.
Teksti është shkruar nga Ghulo, Ilir Berani dhe Fifi me muzikë nga Nurteel.
Producimi u bë nga Çelik Lipa në studion e SBS Entertainment.