Nora Gjakova është përballur me austriaken Sabrina Filzmoser në kuadër të rundit të tretë në Grand Slamin e Tblisit.
Ndeshjen në fjalë e ka fituar me plotë meritë xhudistja kosovare, shkruan FrontOnline.
Në rundin e tretë, Gjakova u kualifikua pas fitores ndaj ukrainases Skora Mariias.
Ndërkaq, në rundin e ardhshëm, Nora Gjakova do të ketë punë me xhudisten nga Serbia, Marica Perisiq.
Kjo përballje është e vlefshme për fazën çerekfinale. /FrontOnline