Xhudistja kosovare ka fituar medaljen e bronztë të Kampionatit Botëror të xhudos që po mbahet në Budapest të Hungarisë.
Nora në garë për medaljen e bronztë mposhti xhudisten nga Serbia, Marica Perishiq. Nora ka dominuar plotësisht luftën
Kjo ishte medalja e parë botërore e Nora Gjakovës në karrierën e saj.
28-vjeçarja e nisi ditën duke e mposhtur Julia Kowalczyk, pastaj “viktima” e radhës ishte holandezja Sanne Verhagen si dhe xhudistja ruse Aastasiia.
Në gjysmëfinale, Nora është mposhtur nga Klimkait, e cila është e dyta në ranglistën botërore.