Boksieri nigerian, Efe Ajaba e ka rrëzuar brutalisht Brian Howardin duke e vazhduar ecurinë mbresëlënëse të fitoreve.
Boksieri i talentuar në peshat e rënda tani ka 15 fitore në karrierën e tij në 15 përballje, shkruan FrontOnline.
Nokautimi i tij i fundit la pa fjalë tifozët e arteve marciale në mbarë botën.
Gjegjësisht, në mes të raundit të tretë, Efe goditi Howardin jashtëzakonisht fort, derisa kundërshtari ra menjëherë për toke.
Howard humbi ndjenjat dhe gjyqtari u detyrua ta ndalë lojën.
Shikojeni këtë nokaut në videon e mëposhtme./FrontOnline/