Ka muaj prej ku Noizy ka paralajmëruar për koncertin më të madh të organizuar në Shqipëri.
Ky koncert do të përfshirë artistë nga vendi por edhe ndërkombëtarë.
Sot, reperi ka rikujtuar sërish se koncerti do të mbahet me 14 gusht, në Tiranë.
Ai ka paralajmëruar se do të sjellë reperët më të mëdhenj nga Evropa që të performojnë krah tij.
“Data 14 gusht. Do ju sjell repistat më të mëdhenj në Evropë midis Tirane.”, ka shkruar reperi shqiptar.
Ndryshe, Loredana, Yll Limani, Xhensila Myrtezaj, Ledri Vula, Dhurata Dora, Buta, Lyrical Son, Mc Kresha janë konfirmuar se do të marrin pjesë në koncert.