Rap-artisti i njohur, Noizy, ka paralajmëruar fansat përmes rrjeteve sociale për një këngë të re.
Megjithatë, ai i ka vendosur përpara një kushti, në mënyrë që ky projekt të realizohet.
Këngëtari nga Shqipëria ka kërkuar që të bëhen 500 mijë pëlqime e 100 mijë komente, nëse dëshirojnë që kënga të publikohet sa më shpejt.
Këtë projekt e ka paralajmëruar në bashkëpunim me Varrosin dhe reperen nga Prizreni, Tayna.
“500 mijë pëlqime, 100 mijë komente nëse e doni shpejt”, ka qenë përshkrimi që i ka vendosur.
Deri më tani janë bërë mbi 25 mijë pëlqime dhe mbi shtatë mijë komente, shifra të vogla këto nga ato që kërkoi 37-vjeçari.
Noizy pak ditë më parë mbajti koncertin “Alpha Shoë III”, ku u cilësua si një dështim nga të pranishmit. /Telegrafi/