×
  • Lajme
  • Lajme

    Nobelistja Nadia Murad viziton QKRMT-në, takon gratë e mbijetuara

    FrontOnline
    05 Shtator 2024

    Në prag të shënimit të 25 vjetorit të themelimit të Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, nobelistja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut Nadia Murad së bashku me presidenten e Kosovës Vjosa Osmani, vizitoi QKRMT-në.

    Drejtoresha Feride Rushiti i shprehu mirënjohjen e thellë nobelistes Murad për vizitën në QKRMT si dhe e njoftoi për së afërmi me veprimtarinë njëzetepesëvjeçare të qendrës në rehabilitimin dhe avancimin e të drejtave të të mbijetuarve të dhunës seksuale të luftës së fundit në Kosovë.

    Në njoftimin e QKRMT-së thuhet se nobelistja Murad, takoi të mbijetuarat, të cilat marrin trajtim në këtë qendër dhe në Medica Kosova, ku u njoh për së afërmi me dhimbjet dhe sfidat e tyre.

    “Nadia Murad e përgëzoi QKRMT-në për punën dhe sukseset e arritura, njëkohësisht, mbajti një fjalim fuqizues për të mbijetuarat. Ajo, ndër të tjera, theksoi rëndësinë e mbështetjes nga shoqëria dhe shteti. Po ashtu tregoi se më në fund mund të themi lirshëm se turpi nuk është mbi ne, por mbi ata që heshtën dhe dështuan të na mbrojnë, mbi ata që dështuan të mbajnë përgjegjës autorët e krimeve dhe mbi ata që tentojnë të na mbajnë të heshtur”, thuhet në njoftimin e QKRMT-së.

    Nadia Murad është aktiviste për të drejtat e njeriut nga komuniteti Yazidi e cila e mbijetoi dhunën seksuale gjatë luftës në Irak në vitin 2014. Pas arratisjes nga kampet e robërisë, ajo arriti në Gjermani, ku ia doli të flasë botërisht për torturat ndaj saj komunitetit të saj. Ajo u bë një avokate globale për të mbijetuarit e dhunës seksuale në zonat e konfliktit.

    Ajo bashkë themeloi Nadia’s Initiative, e cila fokusohet në rindërtimin e komuniteteve të prekur nga kriza dhe mbështetjen e të mbijetuarve. Në vitin 2018, ajo u nderua me Çmimin Nobel për Paqe së bashku me Dr. Denis Mukëege, për përpjekjet e tyre për t’i dhënë fund dhunës seksuale në konflikte.

    Nga Rubrika
    Lajme15 Janar 2025
    Policia e Kosovës, në mëngjesin e së mërkurës, ka hyrë në Postën e Serbisë në Graçanicë dhe Komunën paralele të Prishtinës, e...
    Lajme15 Janar 2025
    Kandidati për deputet nga Lidhja Demokratike e Kosovës, Sokol Havolli, ka akuzuar Qeverinë aktuale për nxitje të urrejtjes dhe përçarjes, dhe për...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot në orën 10:00, kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës do të mbajë konferencë për media, ku do të flitet për rastin...
    Të tjera
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet nga Masakra e Reçakut ku forcat policore, ushtarake dhe paramilitare serbe kishin vrarë 45 civilë. Kryetari i Kuvendit,...
    Lajme15 Janar 2025
    Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e hapur” dhe Parlamenti i Studentëve të Universitetit të Prishtinës sot do të ndezin qirinj në...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot bëhen 26 vjet që kur ndodhi Masakra e Reçakut në Kosovë. Më 15 janar 1999 forcat policore serbe, njësitet ushtarake dhe...
    Lajme15 Janar 2025
    Fushatë e re, zgjedhje të reja, por premtime të vjetra dhe të përsëritura. Kjo është e tëra që po shihet në katër...
    Bota/Rajoni15 Janar 2025
    Presidenti i përkohshëm i Koresë së Jugut, Choi Sang-mok, ka bërë një deklaratë lidhur me përplasjet e tensionuara mes hetuesve që po...
    Lajme15 Janar 2025
    Sot moti në Kosovë do të jetë i vranët. “Moti do të jetë kryesisht i vranët. Temperaturat minimale priten të zbresin ndërmjet...

    FrontOnline, © 2025 Të gjitha të drejtat e rezervuara.